Osmani: Nëse një muaj nuk marr rrogë, duhet të hyj në borxh që të mbijetoj

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kandidat për president nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani në një intervistë për “PlusInfo” thotë se edhe përkundër asaj që me vite është zyrtar dhe profesionit që e ushtron si mjek, nëse nuk merr rrogë për një periudhë, detyrohet të marrë borxh për të mbijetuar gjatë muajit

“Miqtë qeshin kur u them se nëse një muaj nuk marr pagë, do të duhet të marr borxh. Njerëzit thonë “nuk ka shanse”, kaq vite zyrtar, kushedi çfarë pritjesh ka për zyrtarët, por ja po e them sinqerisht se nëse një muaj nuk më vjen rroga, unë e kam patjetër të marr borxh që të mbijetoj. Mua mund të më akuzoni për gjithçka por jo për korrupsion. Thjesht e kam kuptuar se korrupsioni është shumë i lidhur me karakterin”, tha Bujar Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share