Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një intervistë në emisionin e mëngjesit Ora e Parë në Klan Maqedoni tha se bashkëatdhetarët që duan të kthehen në Maqedoni duhet të pajisen me fletudhëtime, të cilat mund t’i marrin nepër parfaqësitë diplomatike të shtetit tonë në shtetet ku bashkëatdhetarët jetojnë dhe veprojnë.
“Varianti më i sigurtë për bashkëatdhetarët tanë është të paraqiten nëpër konsulatat tona, përfaqësitë diplomatike në shtetet ku ata jetojnë, të marrin një dokument udhëtimi i cili merret mënjëherë dhe me atë mund të kthehen në shtëpi. Pra mos të rrezikojnë të vijnë në Maqedoni pa caktuar termin për dokumentacione, mirëpo duhet të dinë që dokumentet nuk merren menjëherë sepse ka shumë kërkesa”, deklaroi Osmani. /tvklan.mk/