Osmani në Uashington nënshkroi Marrëveshjen e Otavës, një nga themelet e anëtarësimit të vendit në Aleancë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në SHBA, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e nënshkroi Marrëveshjen për statusin juridik të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, përfaqësuesve kombëtarë dhe personelit ndërkombëtar, të miratuar në Otavë më 20 shtator 1951, i njohur si Traktati i Otavës.

 Marrëveshja e Otavës, depozitоr i së cilës është Qeveria e SHBA-së, paraqet kuadër ligjor të domosdoshëm për funksionimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut edhe për kryerjen e detyrave zyrtare dhe përgjegjësive të përfaqësuesve nacional të shteteve anëtare të NATO-s dhe të personelit ndërkombëtar të Organizatës.

 Me këtë Marrëveshje rregullohet pozita e brendshme-juridike, privilegjet dhe imunitetet e organizatës, statusi dhe privilegjet dhe imunitetet e përfaqësuesve nacional të shteteve anëtare të NATO-s dhe të personelit ndërkombëtar në NATO thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share