Arrestohet një person në Shkup, kapet me lëndë narkotike

Ministria e Punëve të Brenshme njoftonë se me datën 24.07.2022 rreth orës 22:15 në rrugën “Xhon Kenedi”, nga ana e zyrtarëve policorë të Departamentit për Trafikim të Kundërligjshëm me lëndë narkotike, armë dhe substanca të rrezikshme është privuar nga liria personi me iniciale K.M.M.(30) nga Shkupi.

Gjegjësisht, pasi zyrtarët policorë kanë tentuar të ndalojnë veturën e pasagjerëve “Audi A3” me targa të Shkupit, M.M. duke drejtuar veturën është larguar duke e goditur dhe dëmtuar veturën zyrtare të policisë. Pasi u ndalua, gjatë kontrollit në mjetin tip Audi iu gjet një pako kokainë, një peshore dixhitale dhe sende me mbetje kokaine, personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor dhe kundër tij në koordinim me prokurorin publik në Shkup do të parashtrohet kallëzim përkatës./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share