Osmani: Në takim me ambasadorët shpreha shqetësimin për kompromitimin e procesit zgjedhor

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një postim në rrjetin social “Fejsbuk” informoi se në takime me ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Holandës ka shprehur shqetësim për, siç bën të ditur, kompromitimin e procesit zgjedhor.

“Shpreha shqetësimin për kompromitimin e procesit zgjedhor nga vendimet arbitrare të KSHZ-së më qëllim vjedhje të vullnetit zgjedhor duke bërë inxhiniering politik me vendimet për rivotim”, shkruan në publikim.

Osmani shprehu edhe domosdoshmërinë e respektimit të marrëveshjes së Ohrit, Prespës dhe të ardhmes evropiane të vendit.

Fronti Evropian i kryesuar nga BDI akuzon për inxhiniering politik në KSHZ me qëllim që tu meren një deri dy mandate të deputetëve me pranimin e ankesave për rivotim në disa vendvotime. 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share