Osmani në OKB: Urgjentisht të tërhiqen forcat ruse nga Ukraina

“TË KONSTATOHEN FAKTE PËR KRIME TË MUNDSHME LUFTE”

Në ditën kur bota shënon një vit nga invazioni rus në Ukrainë, krysuesi i OSBE-së, Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, iu drejtua Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara në debatin e hapur për Ukrainën me temën “Forcimi i përgjegjësisë dhe drejtësisë për shkeljet e së drejtës ndërkombëtare”.

Para Këshillit të Sigurisë, Ministri Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut e mbështet rezolutën për paqë të drejtë dhe të përhershme në Ukrainë. Akuzoi Rusinë për sulmet e vazhdueshme në rajonet urbane, kurse tha se hetimet e deritanishme çojnë në përfundimin se janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Si kryesues I OSBE-së dëshiroj të vendos theksin në Mekanizmin e Moskës të OSBE-së si burim të rëndësishëm, me qëllim që të konstatohen faktet për krime të mundshme lufte dhe krime kundër njerëzimit. Kjo bëhet me qëllim që krimet të prezantohen para mekanizmave relevant për përgjegjësi si dhe para gjykatave ndërkombëtare dhe tribunaleve” – tha Bujar Osmani.

Në fund të fjalimit të tij, Osmani i bëri thirrje Federatës Ruse t’i japë fund luftës dhe përsëriti kërkesën për ndërprerjen e menjëhershme të agresionit ushtarak kundër Ukrainës, si dhe tërheqjen e plotë dhe të menjëhershme të forcave të saj nga territori i Ukrainës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share