Osmani në Klan Debat: Gjatë mandatit tim, jam në pritje të homologut të katërt të Bullgarisë

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në Klan Debat, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Qeverinë Petkov dhe dorëheqjen e homologes Gençovska. Sipas tij, në dy vite jo të plota si Ministër, në Qeverinë bullgare janë ndërruar tre Ministra të Jashtëm dhe tani është në pritje të Ministrit të katërt, që sipas Osmanit, mund të ndikojë në dinamikën dhe intensitetin e negociatave Shkup-Sofje.

“Unë jam më pak se dy vite Ministër I Jashtëm dhe jam në pritje të Ministrit të katërt të Jashtëm të Bullgarisë me të cilin duhet të takohem dhe të bisedojmë. Kjo nuk mundëson një konzistencë në këto negociata, por kuptohet, ne nuk përzihemi në problemet e tyre të brendshme politike, do ta respektojmë cdo vendim të Bullgarisë lidhur me atë se cili do të jetë partneri ynë në negociata dhe kuptohet se kjo nuk ndikon në pozitat tona, mund të ndikojë në dinamikën dhe intensitetin” – ka deklaruar në Klan Debat Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share