Bujar Osmani i BDI-së sot në një konferencë për media i ka bërë thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke i thënë se ai nuk vendos se kush do të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve në qeverinë e ardhshme.
“Nuk vendos Mickoski se kush do të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve. Për këtë do të vendos populli” – tha ministri aktual i punëve të jashtme në qeverinë teknike.
Ai shtoi se nuk duhet të flitet për koalicionet nëntë ditë para zgjedhjeve, por duhet të dëgjohet së pari vullneti i popullit.
Osmëni komentoi deklaratën e Miçkoskit se pas zgjedhjeve parlamentare VMRO-DPMNE do të koalicionohet me “VLEN”, duke e krahasuar atë me kohën kur “Beogradi vetë zgjodhi Rahman Morinën të jetë përfaqësues i shqiptarëve nga Kosova”.
Ai shtoi se ende nuk është vendosur nëse dhe për kë do ti rekomandoje votat e fituara në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 prill.
“Unë isha kandidat i ‘Frontit Evropian’ dhe një vendim të tillë do ta marrim me ‘Frontin Evropian’ në ditët në vijim”, tha Osmani.