PRESIDENTJA E KOSOVËS: S’KA ASGJË QË E MUND VULLNETIN E NJË POPULLI PËR TË JETUAR I LIRË
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalim vjetor para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në adresimin e saj kishte një dukje më ndryshe, Osmani kishte veshur rroba ushtarake, ndërsa tha se se në këtë kohën kur arkitektura e sigurisë po sfidohet, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse është domosdoshmëri.
“Viti që po lëmë pas u përcoll me sfida jo vetëm për ne, por edhe për botën. Duhet të jemi të vetëdijshëm që sfidat do të rriten krahas me përpjekjet për ta sfiduar paqen dhe rendin botëror nga regjimet autoritare hegjemoniste. Prandaj, më shumë se kurrë na duhet devotshmëri ndaj atdheut, vigjilencë e përkushtim që Republikës t’i bëhemi gardianë” – tha Vjosa Osmani
E para e vendit theksoi se së bashku me partnerët tanë dhe si detyrim ndaj grave e burrave që dhanë jetën për liri së shpejti do ta zëmë vendin tonë të merituar në Aleancën Veri-Atlantike.
“Kjo gatishmëri e juaja për ta mbrojtur vendin nga çdo rrezik na bën krenar secilin. Është nder e privilegj sa herë jam në mesin tuaj. Mbi të gjitha djemtë e vajzat e forcës sonë janë të gatshëm për të mbajtur integritetin territorial e sovranitetin e shtetit tonë. Ju shqyheni për përkushtimin ndaj vendit, për nivelin profesional, për disiplinë e përkushtim ndaj ndaj detyrës, për nderin ndaj vendit tuaj. Kjo na bën krenar ne si shtet” – – tha Vjosa Osmani
Fjalimi i presidentes Osmani para FSK-së vjen pikërisht në kohën kur Serbia ka rritur kërcënimet duke e vënë ushtrinë në gatishmërinë më të lartë ushtarake. /KlanMacedonia/