Osmani me telefonata ndaj Gërvallës dhe Daçiqit: Të qetësohet situata në veri

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se ka biseduar me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, dhe atë serb, Ivica Daçiq.

Ai në Twitter ka bërë të ditur se me Gërvallën e Daçiqin ka biseduar për zhvillimet në veri të Kosovës dhe ka kërkuar që situata menjëherë të qetësohet.

“Përsërita thirrjen time për de-eskalim urgjent në komunat veriore të Kosovës. Është shumë e rëndësishme që Serbia t’i lirojë menjëherë policët kosovarë të arrestuar”, ka thënë Osmani.

Si drejtues i OSBE-së, ai ka treguar se janë të gatshëm që të ndihmojnë për zhvillimet në veri.

“Është thelbësore që të gjitha palët të punojnë drejt paqes, dhe unë i kërkova ta bëjnë këtë!”, ka thënë Osmani./Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share