Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në briffingun e sotëm me gazetarët deklaroi se referendum për marrëveshjen me Bullgarinë nuk duhet të ndodhë.
Në të njëjtën kohë, sa i përket iniciativës për referendum, ministri Osmani konsideron se referendum për marrëveshjen me Bullgarinë as mund dhe as nuk duhet të ndodhë. Ai gjithashtu thekson se, sipas tij, referendumet kombëtare nuk duhet të zhvillohen.
Osmani gjithashtu tha se në bisedime me disa persona të VMRO së shifet se edhe atje ka mirëkuptim se nga ky proces nuk ka dëm dhe se Maqedonia e Veriut nuk mund të jet rob i interesave partiake por në të kundërtën duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe se askush nuk ka dëm prej atyre dhe se nga ana tjetër shteti do të tregohet para botës e hapur për të gjitha bashkësitë dhe e njejta do të vazhdoj rrugën euroatlantike të vendit./KlanMacedonia/