Osmani me fjalim para Këshillit të Indisë për Çështje Ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot në Nju Delhi ka mbajtur fjalim para Këshillit të Indisë për Çështje Ndërkombëtare, gjatë vizitës së tij zyrtare në Indi.

Në fjalimin e tij, Osmani iu referua aktiviteteve të Maqedonisë së Veriut në kuadër të kryesimit të OSBE-së në vitin 2023, në rrethanat jashtëzakonisht komplekse gjeopolitike të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës.

“Vizita në Indi vjen në një kohë të sfidave të mëdha globale që kërcënojnë seriozisht arkitekturën e sigurisë botërore”, tha Osmani.

“Duke marrë parasysh se Maqedonia e Veriut dhe India aktualisht menaxhojnë dy platforma shumë të rëndësishme ndërkombëtare – Maqedonia e Veriut me OSBE-në dhe India me G20, andaj besoj se së bashku mund të sigurojmë funksionim më të mirë të këtyre proceseve, nga të cilat në fund varet siguria e qytetarëve”, tha Osmani, duke shtuar se lufta në tokën evropiane jo vetëm që prek Ukrainën dhe qytetarët e saj, por gjithashtu përbën një rrezik për sigurinë botërore.

Osmani poashtu e theksoi kontributin aktiv të vendit në ruajtjen e stabilitetit transatlantik në kuadër të Aleancës së NATO-s.

“Kemi treguar se jemi aleat i besueshëm dhe i sigurt, i përkushtuar për të promovuar stabilitetin rajonal dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë tonë kolektive. Maqedonia e Veriut është e fokusuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ky ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme të vendit”, tha Osmani.

Para përfaqësuesve të korit diplomatik, institucioneve qeveritare, analistëve, si dhe mysafirëve të shquar nga sektori joqeveritar dhe komuniteti thin-tenk, të cilët morën pjesë në Këshillin e Indisë për Çështje Ndërkombëtare, Osmani i prezantoi redhe prioritetet tjera të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share