Çka u bisedua? – Lloga: Pas incidentit në Tetovë e takuam Taravarin

Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Krenar Lloga në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin ka rrëfyer, sipas tij, bisedën me Taravarin në Gostivar, një ditë pas incidentit që ndodhi në Tetovë. Takimi ka ndodhur pas konferencës së Ziadin Selës ku kërkoi llogari nga Taravari dhe e akuzoi për shkelje statutare.

“Pas konferencës, të nesërmen në shtëpinë e një aktivisti tonë në Gostivar jemi ulur dhe i kemi kërkuar të gjithë ne bashkë që kjo pastërti e Aleancës, nëse ‘nuk duhet të ndyhet me BDI të vogla apo me një BDI të madhe’ hajde ta ruajmë të pastër deri në fund. Këtë kapita tonin politik, moral, intelektual ta çojmë në zgjedhje. Nëse votuesi shqiptar do të thotë se është hap i gabuar, ne do të marrim përgjegjësinë”, tha mes tjerash Lloga.

Lloga shtoi se Taravari në këtë takim ka kërkuar mbështetje nga Sela dhe Lloga që ti rrinë në krah dhe të pranojnë koalicionin me LEN sepse sipas tij, kështu do të ndodhë ndryshimi. Nga ana tjetër, Ziadin Sela i ka kërkuar që të dalin të dy para Kuvendit dhe kuvendarët të vendosin se kush duhet të jetë në krye të ASH-së./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share