BDI ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku pritet të fillojë rikonstruktimi i partisë me emra të rinj. Ministrat e BDI-së, llogaridhënie do të japin në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të partisë që planifikohet në fund të këtij muaji.
E në këtë mbledhje veçse u shprehen pakënaqësitë brenda partiake. Pas përfundimit të mbledhjes zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një deklaratë për media deklaroi se BDI pas çdo krize bëhet më e fortë.
“Fillimisht është aftësi që çdo krizë ta shëndroni në mundësi, edhe realisht çdo krizë ka mundësi nëse ju dini ta menaxhoni situatën përndryshe tjera në situatë krize ose përçahen ose prishen. BDI bëhet më e fortë me çdo krizë, e dyta thatë të njejtit njerëzi vijnë thash ka një gjithë përfshirje gjeneratash këtu kishit sot njerëz të cilët për herë të parë bëhen anëtarë të kryesisë se vjet nuk kanë qenë në organet e partisë, bile tre prej katër nënkryetarëve janë njerëz që përherë të parë janë në kryesi të partisë. Ashtu që BDI, aftësia e kryetarit Ahmeti, është kjo mos të përçan partinë mos ti ndanë njerëzit por në fakt të krijon një dinamikë të ripërtrirjes së partisë për ti mbajtur gjithë brenda kjo është formulë e cila mund të jetë model për secilën parti”, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani./KlanMacedonia/