Opozita maqedonase ka shansin ta përmirësojë një lëshim historik të bërë me Korridorin 8. Ky është konstatimi i ministrit Bujar Osmani, i cili duke foli për rëndësinë e këtij korridori. Korridori 8 sipas tij nuk është vetëm projekt kombëtar i shqiptarëve, por projekt shumë i rëndësishëm për rajonin dhe më gjerë.
“Pas pavarësisë, Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës, kujtoj që Korridori 8 është në atë nivel të rëndësisë për shtetin… Ky është korridor që lidh Shkupin me Ohrin. 30 vite njerëzit udhëtojnë nëpër male me gjitha vështirësitë që i ka ajo rrugë. Me këtë krijohet mundësia që të shkoni në Ohër, në Strugë, në TIranë për shumë pak kohë”, sqaroi Osmani.