Osmani: Jemi të kujdesshëm drejt qëllimit të sulmeve hibride

MPJ gjermane apelon qytetarët e saj: Kujdes nëse udhëtoni drejt RMV-së

Nuk ka rrezik nga ndonjë destabilizim nga alarmet e rreme për bomba, thotë ministri I jashtëm I Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Sipas tij shteti është stabil, dhe shumë I kujdesshëm drejt qëllimit të këtyre sulmeve që I quajti ai hibride. Osmani, tha se fakti që me një shqetësim po pëballet edhe një shtet tjetër anëtare NATO-s, Mal i Zi nënkupton se nuk kemi të bëjmë me ndonjë lojë e adoleshentëve.

“Shteti është stabil, nuk ka rrezik nga ndonjë destabilizim, por jemi të kujdesshëm ndaj qëllimit të këtyre sulmeve hibride të cila kanë për qëllim të krijojnë shqetësim dhe mosbesim mes qytetarëve, e më pas të ndërlidhen eventualisht edhe partitë politike dhe çështje të tjera. Mbetet MPB-ja të kontaktojë me shërbimet partnere në rajon dhe të kërkojë ndihmë në mënyrë që të zbulohen kryesit të cilët dukshëm nuk janë në Maqedoni”, deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Alarmet për bomba edhe pse të rreme deri më tani, kanë detyruar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ti apelojë qytetarët e saj për kujdes nëse udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut.

“Kërcënimet me bomba përmes emailave ndaj institucioneve dhe objekteve publike janë regjistruar së fundi në kryeqytetin Shkup. Fillimisht ata synuan shkollat dhe objektet qeveritare, por hotelet dhe institucione të tjera joqeveritare janë prekur që atëherë. Më në fund, ishte i nevojshëm evakuimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku trafiku duhej të ndalohej përkohësisht”, u shpreh Osmani.

Nga kjo ministri thuhet se deri më tani gjithçka “mbetet nën kërcënim” dhe qytetarëve gjermanë u kërkohet të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm, si dhe të informohen nga media të besueshme lokale dhe sociale në lidhje me situatën aktuale dhe të ndjekin rekomandimet e autoriteteve lokale dhe forcave të sigurisë. Pas alarmeve të vazhdueshme ditëve të fundit për bomba të vendosura në Shkup dhe qytete tjera, autoritetet kompetente deklaruan se i kanë njoftuar strukturat e NATO-s, ndërsa në MPB është krijuar një staf që po merret me hulumtimin e situatës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share