Osmani i reagon Nikollovskit: Përmes hedhjes drunj dhe gurë mbi shqiptarët sikur të ishin armiq, tentohet të krijohet përçarje në vija etnike

Ministri i Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj kritikave të bëra nga nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski  i cili ka akuzuar Osmanin se se ky i fundit më shumë po punon që të fillojnë negociatat me Shqipërinë ndërsa ka thënë se për Maqedoninë po punon se çka të bëhet le të bëhet.
Osmani në rrjetin social  facebook ka shkruar se po sulmohet pozita e përgjithshme shtetërore dhe suksesi i gjithë spektrit politik që të bashkohet rreth çshtjeve strategjike.
Reagimi i plotë i Osmanit:
Zakonisht përpiqem të injoroj sulmet e këtilla, veçanërisht kur ato kanë të bëjnë me tema që paraqesin interes strategjik për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe votuesit e opozitës.
Por …. por ….
Ndonjëherë, siç ka bërë në disa raste z. Nikollovski, jo vetëm që kalohen vijat e kuqe të mirësjelljes, por pa asnjë copë përgjegjësie, me relaks dhe vullnetarisht, sulmohet pozita e përgjithshme shtetërore dhe suksesi i gjithë spektrit politik që të bashkohet rreth çështjeve strategjike.
Të gjithë qytetarët, qofshin maqedonas, shqiptarë, romë, turq, serbë, vllahë apo boshnjakë, praktikisht të gjithë qytetarët janë të bashkuar në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe nacionale të bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Një nga themelet kyçe mbi të cilat mbështetet forca jonë në negociatat me Bullgarinë, por edhe në përfaqësimin e qëndrimeve tona në BE dhe në vendet anëtare, është pikërisht uniteti i të gjithë spektrit politik, etnik, kulturor dhe social në vendi.
Jam i vetëdijshëm se lufta për pikë politike është e ashpër dhe e pakëndshme, ne jemi të gjithë politikanë dhe luftojmë për të fituar simpatinë e votuesve tanë; por të lejosh veten të sulmohesh dhe të përpiqesh të rrezikosh shtyllën kyçe shtetërore mbi të cilën mbështetet forca e pozicioneve tona, flet jo vetëm për papërgjegjshmëri, por për një lloj patologjie në thelbin e së cilës është thellë e rrënjosur albanofobia.
Sa i pangopur duhet të jesh që të mos e respektosh dhe duash shtetin, për ta sulmuar përparësinë e saj kryesore- unitetin e suksesshëm multietnik për interesat strategjike.
Synimi i këtyre tezave është i qartë, që shpresoj se nuk janë qëndrime të VMRO DPMNE-së. Përmes hedhjes drunj dhe gurë mbi shqiptarët sikur të ishin armiq të këtij vendi, tentohet të krijohet një hendek etnik në çështjet strategjike, të krijohet përçarje në vija etnike, për të dobësuar pozitën e shtetit dhe për të siguruar një avantazh politik për opozitën.
Detyra jonë është ta tregojmë atë, ta vëmë në dukje me zë të lartë dhe qartë dhe kështu t’i pengojmë. Më lejoni t’ju siguroj se ata nuk do të kenë sukses: ne do t’i ruajmë interesat nacionale të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, do të ruajmë gjuhën maqedonase dhe veçantinë e kulturës dhe dinjitetit maqedonas dhe në të njëjtën kohë do t’i sigurojmë një të ardhme evropiane vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share