Osmani falenderoi Milanoviqin për mbështetjen jetike ndaj Kosovës, në margjinat e Samitit të NATO-s

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim “produktiv” me homologun e saj kroat, Zoran Millanoviq, në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington D.C. Në këtë takim, u diskutua për aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe për mbështetjen jetike nga aleatët kroatë.

Osmani shprehu falënderime ndaj Presidentit Millanoviq për qëndrimin e tij të fortë në favor të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share