Analistët: Deklarata e Macron të merret seriozisht

Arifi: Qeveria e Kosovës duhet që të ketë kujdes

Analistët në Kosovë vlerësojnë se deklaratat e Presidentit francez, Emmanuel Macron për pezullimin e vendimit për vizat duhet të merren seriozisht nga Prishtina.

Profesori Dritëro Arifi, i sheh shqetësuese këto deklarata, teksa kërkon më shumë kujdes karshi dialogut për faktin se shteti francez ka fuqi të madhe në Bashkimin Evropian.

Dritëro Arifi: Gjithmonë varet se kush e jep atë deklaratë, nëse analizojmë kush është Presidenti i Francës dhe kush është Franca dhe çka përfaqëson ajo në BE, atëherë deklarata është jashtëzakonisht shumë serioze. Qeveria e Kosovës duhet që të ketë kujdes tash se si do t’i qaset kësaj marrëveshje, nuk është vetëm çështja e veriut por edhe marrëveshja e Ohrit pra për zotimet që i ka dhënë pala kosovare.

Për Albinot Malokun thirrje të tilla nuk duhet të merren si kërcënime, por si kërkesë për implementimin e zotimeve me të cilat janë pajtuar palët.

Albinot Maloku: Paralajmërimi i presidentin Macron ishte me qëllimin thelbësorë që t’u bëhet thirrje palëve që të jetëson pajtimin e ndodhur në Bruksel  dhe Ohër e që ndërlidhet me planin franko-gjerman. Unë konsideroj që Kosova duhet t’i marr me seriozitet në kuptimin e përafrimit të raporteve për arsye se me qeverinë aktuale pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është me i keqi nga të gjitha fazat të cilat ka mundur me qenë.

Duke folur më 28 Gusht në një fjalim vjetor para ambasadorëve francezë në Paris, Macron tha se nga Kosova dhe Serbia pritet angazhim i qartë në zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës në mënyrë paqësore.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share