Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani,, në brifingun e sotëm me gazetarë tha se emri I klubit “Mbreti Boris” është një provokim dhe nuk është në frymën e bashkëjetesës dhe fqinjësisë së mirë.
“Emri është zgjedhur si I tillë, Mbreti Boris, mendoj se nuk ëhstë në frymën e pikës së dytë të konventës, për shkak se nuk krijon kushte për tolerancë, bashkëjetesë dhe fqinjësi të mirë. Emrin e vlerësoj si provokim dhe mendoj se shkon në dëm të komunitetit bullgar në RMV. Nëse këtë dikush e bën me vetëdije, nuk mund ta them. Kjo u pengon afirmimit të vlerave të pakicës bullgare në vend. Por, vetë ata, por edhe Bullgaria, më së miri është që vetë ta thonë nëse dhe sa dëme pësojnë” – ka theksuar Ministri Bujar Osmani.
Ai ka shtuar se emrtat e zgjedhur sikurse Mbreti Boris dhe Ivan Mihajlov nuk janë të papranueshme vetëm për qytetarët në RMV por edhe për bashkësinë ndërkombëtare. /KlanMacedonia/