Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i është përgjigjur letrës së hapur të Ilija Dimovskit nga VMRO-DPMNE. Osmani e fon Dimovskin që mos të krijojë përçarje por të punojnë bashkërisht në rrugtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Osmani në përgjigjen e tij spiegon se identiteti maqedonas do të mbetet i paprekut.
“Kështu edhe këtë herë. Të kuptoj, por nuk pajtohem me mënyrën se si i ndani çështjet në “shqiptare” dhe “maqedonase”, në vend që t’i trajtoni si një sfidë të përbashkët që ne i qasemi së bashku”, ka shkruar mes tjerash Osmani.
“Për këtë do të sigurojmë që fjala maqedonas të tregojë përkatësinë etnike të bashkëkombësve tanë maqedonas dhe se askush, askund të mos mund ta kundërshtojë këtë më kurrë. Për këtë do të sigurohemi që vallet maqedonase, fshatrat maqedonase, folklori maqedonas, kënga maqedonase, epi maqedonase, të jenë pjesë e veçantisë etnike maqedonase dhe këtë askush mos ta kontestojë. Për këtë do të sigurohemi që e gjithë kjo të mos mbetet vetëm në kokën tonë, por të bëhet pjesë e nomenklaturës dhe komunikimit botëror”, shkruan Osmani./KlanMacedonia/