Osmani: Deri në maj të miratohen ndryshimet kushtetuese?!

“Nëse kjo nuk ndodh, vendet tjera vazhdojnë rrugëtimin, RMV-ja izolohet”

Pas dështimit të vendit për të hapur negociatat në muajin dhjetor, për shkak të mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese, muaji maj është afati që ka vendosur qeveria si ultimatum e fundit për rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

Ministri i Jashtëm shprehet optimist se ndryshimet kushtetuese do të miratohen brenda këtij mandati të qeverisë, pasi thotë se pas muajit maj, agjendat e komunitetit ndërkombëtar do të ndryshojnë.

“Të gjithë janë të alarmuar se, nëse nuk bëhen deri në maj ndryshimet kushtetuese, në maj do të ketë zgjedhje në Parlamentin Evropian, Evropa do të jetë e defokusuar me agjendat e veta. Në nëntor do të ketë zgjedhje në SHBA, nuk e dimë se çfarë epilogu do të ketë atje dhe sa do të ketë interesim për Evropën, për Maqedoninë e Veriut. Lufta në Ukrainë do të marrë kahje tjetër. Kjo tash është mundësia ideale e jona për t’u futur në një rrugë pa kthim drejt Bashkimit Evropian”, tha ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Osmani tha se, ekziston rreziku që BE të ndajë Maqedoninë e Veriut nga pakoja me Shqipërinë dhe kjo e fundit dhe vendet tjera kandidate të vazhdojë rrugëtimin eurointegrues, ndërsa Maqedonia të izolohet.

“Nuk do të jetë në rend dite Maqedonia e Veriut se, nuk e kanë dert vendet tjera për fatin tonë pastaj. Ne po e sabotojmë të ardhmen tonë evropiane, ne po e varfërojmë shtetin me vendimet tona nacionaliste dhe politike, po i detyrojmë të rinjtë të ikin për shkak se nuk ka perspektivë. Për çka – për një grup nacionalistësh të cilët duan me çdo kusht të vijnë në pushtet, duke na kidnapuar fatin tonë të njerëzve këtu dhe unë mendoj se për të tjetër mund të ketë mundësi, për Ukrainën, Shqipërinë, Moldavinë, BeH mund të fillojë bisedimet”, tha Osmani.

Osmani i bëri këto deklarata gjatë një aktiviteti partiak të mbajtur në parkun e Çairit, ku së bashku me degën e Çairit dhe aktivistë të kësaj partie, organizuan pastrimin e këtij parku./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share