LSDM: Mickoski – Apasiev koalicioni anti-BE, anti-NATO

“VMRO-DPMNE DHE “LEVICA” PARTI DESTRUKTIVE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Socialdemokratët thonë se koalicioni VMRO DPMNE – LEVICA nuk ia duan të mirën vendit. Sipas tyre, ata duan që vendi të jetë I izoluar, të ketë përcarje të brendshme dhe në vend të së asaj evropiane, e ardhmja të jetë e pasigurtë. LSDM-ja, liderin e VMRO-DPMNE-së, Mickoskin e quan kundërshtar të BE-së, kurse atë të “Levicës” se po ëndërron për Rusinë, raporton Klan M.

“Hristijan Mickoski dhe Dimitar Apasievi janë personalitetet në krye të koalicionit anti-NATO dhe anti – BE. Atë që e mendon Mickoski e thotë Apasievi, atë që e Mickoski e realizon Apasievi. Mickoski dhe instalimi prorus Apasievi bashkë përhapin histeri përmes ofendimeve dhe lajmeve të rrejshme” – tha Darko Kavevski.

LSDM-ja insiston se në propozimin e presidencës franceze janë të përfshira qëndrimet dhe vërejtjet e palës maqedonase, se ka gjuhë të pastër maqedone në BE dhe se është mbrojtur identiteti maqedonas kurse cështjet historike nuk janë pjesë të procesit negociues. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share