“NJË SHTETAS TJETËR I RMV-së REFUZON TË EVAKUOHET, ËSHTË PJESË E ORGANIZATAVE HUMANITARE”
Çifti bashkëshortor nga Maqedonia e Veriut mbetet i bllokuar në Rripin e Gazës. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ka theksuar se operacioni i evakuimit të shtetasve të huaj nga Gaza përmes vendkalimit egjiptian kufitar Rafah për momentin është ndërprerë për shkak të bombardimit të autoambulancës, ku kishin humbur jetën dy personel mjekësor.
“Vlerësimi i sigurisë edhe I autoriteteve izraelite, të Gazës edhe atyre egjiptiane, është se cilët njerëz mund të kalojnë. Deri tash patëm leje të kalojë kjo familje katëranëtarëshe dhe jemi duke punuar që të evakuojmë edhe ciftin bashkëshortor” – tha Bujar Osmani.
Ministri Osmani ka njoftuar në Gazë gjendet edhe një shtetas tjetër I Maqedonisë së Veriut, por ai ka refuzuar të evakuohet pasi është pjesë e organizatave humanitare.
Ndërkaq, familja katëranëtarëshe Skaik gjatë javës së kaluar u evakua nga Gaza dhe mbërriti në Maqedoninë e Veriut. Ata në kabinetin e tij, u pritën edhe nga Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani. /KlanMacedonia/