RMV kryesuese e OSBE-së, promovohet pulla postare
Ende jemi në fazën e caktimit nëse zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të jenë bashkë apo të ndara dhe nga kjo do të varet qasja e BDI-së ndaj zgjedhjeve – ka deklaruar Ministri i Jashtëm dhe Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, i pyetur nëse BDI-ja në zgjedhjet presidenciale do të ketë kandidatin e saj ose të përbashkët me partnerët e koalicionit.
“Mbetet qëndrimi ynë, ua lëmë tjerëve të vendosin. Ne do të mbështesim çdo zgjidhje – qoftë zgjedhje të përbashkëta ose të ndara. I treguam argumentet përse do të ishte më mirë që të jenë bashkë, por tjerët le të vendosin. BDI-ja është në pozitë më komode, për shkak se këtë mandat realizoi më shumë se sa që premtoi në fushatën parazgjedhore dhe anketat e brendshme tregojnë se BDI-ja është fitues i pamohueshëm I zgjedhjeve të ardhshme”, ka deklaruar Bujar Osmani.
I pyetur nëse gjatë periudhës së Qeverisë teknike e sheh veten si Kryeministër dhë nëse në BDI është biseduar për emra konkret si kandidatë për Kryeministër, Osmani potencoi se tek integristët po pastrohet debati se kush do të jetë kandidati i tyre.
“Ende nuk ka një vendim, ka biseda dhe analiza, por duhet të takohen trupat partiake që formalisht të propozojmë kandidatindhe nuk do të komentojmë derisa kjo nuk shqyrtohet në organet partiake”, tha Osmani.
Këto komente Ministri i Jashëtm dhe Kryesuesi me OSBE-në, Bujar Osmani, i bëri gjatë promovimit të pullës solemne postare, me rastin e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë – OSBE-në./KlanMacedonia