Dëshmitarët thonë se turistët shpërfillën paralajmërimet e autoriteteve
Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit për të gjetur të mbijetuar të cilët mund të jenë ende të bllokuar pas ortekut të madh që ndodhi në Indi.
Falë përpjekjeve të tyre janë nxjerrë 20 të mbijetuar ndërsa fatkeqësisht 7 persona u gjetën të pajetë.
Në momentin ku ra orteku mësohet se pesë deri në gjashtë automjete që transportonin deri në 30 turistë ngecën nën dëborë.
Sipas një dëshmitari okular turistët kishin shpërfillur paralajmërimet e autoriteteve për të mos udhëtuar në këtë zonë të rrezikshme.
“Policia kishte ardhur më herët për t’i paralajmëruar turistët që të mos shkonin në këtë zonë dhe asnjë nga makinat nuk u lejua të ngjitej më tej në mal. Por turistët nuk i përpërfillën paralajmërimet dhe shkuan gjithsesi. Më pas orteku erdhi krejt papritur duke i zënë të gjithë nën të.”
Turistët u goditën nga orteku pranë destinacionit të njohur turistik Nathu La. Rajoni i cili është prekur rëndë nga ngrohja globale, është i prirur për ortekë.
Klan News