“Me datë 06.08.2023 në Star Dojran, zyrtarë policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare në Star Dojran, kanë privuar nga liri I.H.(22) nga Egjipti.
Rreth orës 07:30 ai u gjet me një grup prej 25 emigrantësh (përfshirë pesë të mitur), të gjithë nga Siria dhe pas masave të marra u konstatua se ai i ka organizuar dhe ndihmuar ata të kalonin ilegalisht kufirin shtetëror nga Republika e Greqisë për në Republika e Maqedonisë së Veriut në këmbë. Emigrantët janë akomoduar në një qendër pranuese-transitore në Gjevgjeli, ndërsa I.H. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tij do të shqiptohet kallëzim përkatës.”