Kryeministri hungarez Viktor Orban sot deklaroi se janë të nevojshme ndërprerje e zjarrit dhe bisedime paqësore që të zgjidhet konflikti në Ukrainë.
“Është e qartë se Evropa gradualisht po hyn në atë luftë, mbi Hungari ende nuk ka pasur të shtëna, këtë që po e bën Evropa është shumë e rrezikshme, ndërsa rreziku për Hungarinë do të rritet”, theksoi Orbani, transmetoi agjencia MTI.
Hungaria flet me gjuhën e paqes, por askush tjetër nuk e ndjek atë politikë”, tha Orbani.
Ai për radion shtetërore hungareze deklaroi se politika e sanksioneve kundër Rusisë është edhe një hap drejt luftës, sepse secili që intervenon në konflikt duke përdorur sanksione, gjithashtu merr qëndrim i cili mbështet njërën prej palëve, ndërsa me këtë e intensifikon konfliktin.
Sipas tij, Hungaria asnjëherë nuk e ka mbështetur politikën e sanksioneve dhe nuk do ta mbështesë në të ardhmen.