Opozitari serb: Askush s’e ka ndihmuar Vuçiqin më shumë sesa Kurti

Tensionet në Kosovë “vetëm e ndihmojnë Vuçiqin” duke ndezur pasionet për territorin që shumica e serbëve e shohin si pjesë të vendit të tyre, tha për “New York Times” Milomir Mandiq, menaxheri i përgjithshëm i “Demostat”.

I të njëjtit mendim është edhe deputeti opozitar serb, i cili thotë se askush, madje as nga skena politike serbe, nuk e ka ndihmuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq më shumë sesa kryeministri Albin Kurti.

“Kurti po e ndihmon vazhdimisht Vuçiqin”, tha Pavle Gërboviq, deputet i opozitës në parlamentin serb nga Lëvizja Qytetarët e Lirë, e cila ka ndihmuar në organizimin e protestave javore në rrugë në Beograd.

“Askush në skenën politike serbe nuk ka bërë më shumë për pozitën e Serbisë në Kosovë dhe për zotin Vuçiq sesa zoti Kurti”, tha Gërboviq. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share