MICKOSKI: JEMI ÇDO DITË E MË AFËR ZGJEDHJEVE
Nuk pres që më 19 qershorë menjëherë të vendoset flamuri i bardhë mbi Qeveri dhe pushteti të tërhiqet, por vlerësoj se vendi është çdo ditë e më afër zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. Kështu deklaroi kreu I VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në protestës së paralajmëruar për më 18 qershor, raporton KlanMacedonia.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë, unë përsëri do të them, nuk pres që menjëherë më 19 qershor do të vendoset flamuri i bardhë në Qeveri dhe ata menjëherë do të largohen, jo por do të vazhdojmë sepse nuk është e përgjegjshme të heshtim, sepse tani heshtja nuk është opcion, do të kemi edhe aktivitete të tjera, vazhdojmë me aktivitetet në Kuvend…Vlerësoj se jemi më afër, çdo ditë jemi më afër.” – deklaroi Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE
Edhe Aleanca për Shqiptarët përsërisin se janë për zgjedhje të parakohëshme parlamentare sa më shpejtë të jetë e mundur. Nga ga atje theksojnë se nuk pajtohen me qëndrimet e LSDM-së dhe BDI-së që zgjedhjet e ardhshme të mbahen në prill ose maj, vlerësojnë se ato duhet të mbahen verës me qëllim që edhe diaspora të realizojnë të drejtën e tyre të votës.
“Në parim ne si opozit jemi që zgjedhje të parakohëshme të ketë sa më shpejtë që është e mundur, por nuk duam të bijmë në trukun që e përgatit qeveria dhe establishment qeveritarë, ne e dijmë shumë mire që po të ketë zgjedhje të rregullta parlamentare ata duhet të jenë gjatë stinës së verës. LSDM dhe BDI kanë frikë nga diaspora shqiptare…. 03:06 Ne nuk mundemi të bllokojmë institucionet e shtetit, prandaj dhe nuk morrëm pjesë në të ashtuquajturën bllokadë që përgatitej nga partia opozitare maqedonase” – tha Naim Bajrami, ASH.
Nga pushteti disa here kanë përsëritur se zgjedhje të parakohëshme parlamentare nuk do të ketë dhe se ato do të mbahen në afatin e rregullt. Çështja e zgjedhjeve u bë mollë sherri mes pushtetit dhe opozitës, opozita kërkoi nga kryeministri të mbahet takim liderësh ku do të diskutohej kjo çështje, në të kundërtën do të ndërmerrnin masa radilake të papara deri më tani. Kryeministri Dimitar Kovaçevski e refuzoi këtë ofertë me arsyetimin se nuk do të ulet në një tryezë nën kërcënime, shantazhe dhe vetëm me një pikë të rendit të ditës. Pas skadimit të afatit që lideri I opozitës I dha kryeministrit, pasoi bllokimi aktiv I Kuvendit dhe për më 18 qershor janë paraparë protesta. /KlanMacedonia/