Opozita shqiptare me kërkesë Pendarovskit: Mos i nënshkruaj ndryshimet në Kodin Penal

Partitë opozitare, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike i kanë dërguar Presidentit Pendarovski një letër ku kërkohet që ky i fundit të mos i dekretojë ndryshimet në Kodin Penal, përcjell KlanM.

Sipas arsyetimit të opozitës shqiptare, që shprehet e shqetësuar për qëllimet e vërteta të ndryshimeve të votuara dje, ky akt i partive të pushtetit paraqet sulm ndaj parimeve themelore të sigurisë juridike dhe barazisë para ligjit.

Letra e plotë:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Thellësisht jemi të shqetësuar për motivet e vërteta dhe pasojat jashtëzakonisht të dëmshme në vlerat themelore të rendit kushtetues me miratimin e shprehur të propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal pas procedurës së shkurtuar dhe keqpërdorimit të procedurave të Rregullores së Kuvendit për gjoja harmonizim me legjislacionin e BE-së. Ne kemi vendosur t’ju drejtohemi me Kërkesë që të veproni sipas kompetencave tuaja kushtetuese dhe të përpiqeni të parandaloni këtë sulm partiak ndaj parimeve themelore të sigurisë juridike dhe barazisë para ligjit.
Në pritje të procedurës aktuale parlamentare për ndryshimet kushtetuese, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit të lartë, propozuam një amendament që parandalon parashkrimin (vjetërsimin) e ndjekjes penale të krimeve të kryera nga persona të zgjedhur dhe të emëruar në legjislativ, ekzekutiv dhe pushtetin vendor. Sipas praktikës krahasuese, një dispozitë e tillë është zbatuar në Republikën e Kroacisë, shtet anëtar i BE-së, për një lloj të caktuar të veprave penale. Ndryshimet në Kodin Penal lehtësojnë veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare” të përcaktuara në nenin 353 dhe “Shoqata kriminale” nga neni 394 me të vetmin qëllim që të sigurohet parashkrimi (vjetërimi) më i shpejtë dhe dënime drastike më të ulëta për zyrtarët publikë në periudhën nga viti 2006 e deri në vitin 2024. Kjo është në kundërshtim të plotë me përkushtimin tonë për reforma thelbësore në sistemin e drejtësisë, të cilat janë të nevojshme për të siguruar anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, që është padyshim përcaktim i shumicës dërrmuese të shqiptarëve në vend.
Nga sa u tha më lart, si kryetar i RMV-së, përveç faktit që në Qeveri i ndani së bashku kompetencat e pushtetit ekzekutiv, në të njëjtën kohë, sipas nenit 75 paragrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut ju jeni edhe bartës i së drejtës për të mos nënshkruar një dekret për shpalljen e një ligji, duke e kthyer kështu për rishqyrtim në Kuvend. Mendojmë se duhet të tregoni përgjegjësi dhe të demonstroni në vepër se asnjë marrëveshje politiko-partiake nuk mund të bëhet në dëm të rendit kushtetues-juridik me vendosjen e drejtësisë selektive. Ne duam të besojmë se si President i vendit, i kuptoni pasojat e jashtëzakonshme negative të ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilin krijohet përshtypje se në vendin tonë penalizohen vetëm ata që nuk janë pjesë e organeve të subjekteve politike.
Së fundi, si President i të gjithë qytetarëve, ju keni përgjegjësinë të jeni zëri i qytetarëve që nuk kanë privilegjin të amnistohen siç janë ata që në 17 vitet e fundit kanë rritur në mënyrë disproporcionale pasuritë e tyre personale dhe familjare duke asgjësuar fondet e tatimpaguesve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shpresojmë se kemi dhënë arsye mjaft të vlefshme që Kërkesa jonë të respektohet nga ana Juaj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share