Opozita protestë në 12:00, Berisha mbërrin në selinë blu: Tirana do të jetë e gjitha në shesh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, ku është pritur me brohoritma nga ana e mbështetësve të Partisë Demokratike. Teksa ka qenë duke hyrë në selinë e PD-së, kryedemokrati Berisha ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku ka thënë se “Tirana do të jetë e gjitha në shesh”.

Sali Berisha: Tirana do të jetë e tëra në shesh, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

Protesta e thirrur ditën e sotme nga opozita pritet të nisë në orën 12:00. Kryedemokrati Berisha gjatë ditëve të mëparshme, ka paralajmëruar se protesta do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe pse është zonë që është brenda perimetrit të sigurisë në kuadër të masave të marra për Samitin BE-Ballkani Perëndimor./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share