Kritika Kurtit për bllokimin e ligjeve në Kuvend
Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kërkojnë nga qeveria Kurti miratimin e ligjit të pagave dhe pagës minimale.
Nga LDK-ja ka pasur kritika sa i përket votimit të shumë projektligjeve, ndërsa nga PDK-ja, kanë kërkuar që në pagën minimale mos të përjashtohen veteranët e UÇK-së.
“Ne nuk jemi pajtuar dhe nuk mund të pajtohemi me një ligj të tillë i cili pagën minimale në rend të parë e përcakton me 250 Euro, kur tashmë e kemi një inflacion që tashmë i afrohet një përqindje të lartë, dhe në këtë relacion ky ligj nuk i plotëson as kriteret minimale për kohën aktuale dhe për këtë që po realizohet aktualisht”.
Ndërsa deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi për “Ekonomia Online”, tha se ka pasur kritika edhe sa i përket mos funksionimit të komisioneve në Kuvend, i cili u kritikua edhe në Raportin e Komisionit Europian.
“Kryesorja ka qenë Ligji i Pagave që deri më tani ende nuk ka ardhë në seancë, mirëpo është në dëgjim publik. Ajo ka qenë shqetësuese për arsye se qeveria edhe pse e ka një 51%, ka qenë ngecje në pjesën e legjislacionit, e kemi parë edhe në raportin e progresit ku thuhet se nuk ka pasur progres në Kuvend”.
Kryetarja e Komisionit për Integrim Europian u shpreh se qeveria nuk ka miratuar në Kuvend 37 ligje si pjesë e detyrimeve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian.
Tv Klan