Opozita ndez ‘motorët’, sot takim Gashi, Kasami dhe Mexhiti

Sot do të ketë takim mes liderëve të Alternativës dhe Besës, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami, me liderin e ardhshëm të lëvizjes së re politike të Izet Mexhitit.

Temë e këtij takimi pritet të jetë bashkëpunimi.

Sipas informacioneve, pas takimit pritet një njoftim për publikun.

Pas njoftimit të Izet Mexhitit se me formimin e Lëvizjes së Re do të punojnë në formimin e frontit opozitar shqiptar, filluan edhe aktivitetet fillestare për bashkëpunim me Lëvizjen BESA dhe Alternativën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share