Në pyetjen se po bëhet fushata parazgjedhore nga Qeveria dhe Ministritë e udhëhequra nga BDI me intensifikimin e punimeve ku akuzat janë drejtuar nga Opozita Shqiptare, LEN. Ministri Shaqiri u përgjigj se edhe ato kanë pasur zv/kryeministra kur kanë qenë në Qeveri por nuk kanë bërë asgjë.
”Ata kanë pasur mundësinë të kenë zv/ministër në Arsim, pra ka qenë nga BESA ka qenë nga Alternativa dhe nëse kanë informacion më shumë e dinë se këto projekte kanë qenë në procedurë, ata duhet të jenë falenderues ndaj Ministrisë sepse kemi investuar 6 milion euro vetëm në Komunën e Tetovës” – tha Ministri Jeton Shaqiri. /tvklan.mk/