Opinion – Edi Rama për zgjedhjet e 14 Majit!

Fredi Beleri reagon live në “Opinion”, përgjigjet Rama: Ik thuaji, maskara!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, ka reaguar direkt në “Opinion” pas akuzave të kryeministrit Edi Rama. Ai shprehet se himariotët e Amerikës kanë mbështetur kandidaturën e tij dhe se ka shkuar në të gjithë Greqinë për t’u kërkuar himariotëve të votojnë pa iu imponuar se për kë do të votojnë. Po ashtu ai shprehet se nuk ka lidhje me emrat që ka përmendur Rama ditën e sotme dhe se deklarata për “helenizimin e Himarës” është përkthyer gabim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kryeministrit nga studioja e emisionit “Opinion” ku zhvillon një intervistë para zgjedhjeve të 14 Majit. Ai është përgjigjur ashpër duke e quajtur Belerin “maskara” dhe duke i thënë që të mësojë shqip dhe greqisht.

Blendi Fevziu: Zoti Rama kam një reagim që mesa duket duhet të jetë Fredi Beleri sepse është në greqisht dhe unë nuk lexoj dot emrin greqisht. Por thotë që himariotët e Amerikës që ka bashkëpunuar zoti Rama janë grekë, kurse ne jo. Ata para dy ditësh në mënyrë zyrtare publikisht mbështetën kandidaturën time. Në gjithë botën multikulturore, kultura ka vlerë në Shqipërinë e zotit Ramakat. Kam bredhur gjithë Greqinë për t’ju lutur gjithë himariotëve të vijnë të votojnë pa ju diktuar pa iu imponuar për çfarë do të votojnë.

Edi Rama: Ik more mëso shqip dhe greqisht thuaji.

Blendi Fevziu: Personat që përmend zoti Rama nuk i njoh thotë.

Edi Rama: Ik mor ik thuaji. Mëso shqip dhe greqisht thuaji.

Blendi Fevziu: Në deklaratën time kam cilësuar se përkthimi është i pavërtetë dhe për këtë është trembur.

Edi Rama: Ik thuaji. Ik mëso shqip dhe greqisht thuaji, lëri ato. Më tregon Ramakat. Ik more. Ik mëso shqip thuaji, mëso greqisht thuaji pastaj hajde fol këtu. Maskara.

Kryeministri Rama ka reaguar ashpër gjatë takimeve elektorale për deklaratën e Belerit për “helenizimin e Himarës”. Kreu i qeverisë ka treguar dy emra që i konsideron sekserë të Belerit dhe ka thënë se ata kanë kërcënuar emigrantët himariotë në Greqi se do u grisin letrat nëse votojnë për kandidatin e PS-së (Lexo më shumë).

Ndërkohë, Beleri në një prononcim për Klan News mohoi të ketë bërë një cilësim të tillë dhe se fraza e tij është përkthyer gabimisht nga greqishtja (Lexo më shumë).

Edi Rama: Kush më ha në shpinë, duhet ta harrojë që ka mbrojtje nga unë dhe PS

Gazetari Berat Buzhala e ka pyetur sonte në “Opinion” kryeministrin Edi Rama për akuzat e ngritura në SPAK ndaj Arben Ahmetajt si dhe për faktin që Erion Veliaj përflitet si i korruptuar.

Rama u shpreh se kushdo që gjatë kohës së bashkëpunimit, punon pas shpine për interesa personale, do ta mbajë vetë përgjegjësinë para ligjit.

Kreu i qeverisë theksoi se Partia Socialiste dhe ai vetë, nuk merr në mbrojtje asnjë bashkëpunëtor që përfshihet në afera korruptive.

Berat Buzhala: Pyetja e parë është për Arben Ahmetaj, janë sekuestruar dy vila, ka qenë zëvëndës juaj, i përkrahur nga ju. Nuk ka fakte që ju jeni i përfshirë në aferë, mirëpo ju keni qenë shefi i tij politik, e njëjta gjë thuhet për Veliajn, ekziston një konsensus shoqëror në Tiranë ku thuhet që është i korruptuar edhe madje edhe mediat që nuk janë të afërta me ju, ka ndikim në media më shumë se ju. A garantoni ju, a merrni përgjegjësi politike që Erion Veliaj s’është i korruptuar sepse jemi në zgjedhje lokale, jemi në zgjedhje bashkiake? Pra, çfarë nëse SPAK e godet edhe Veliajn, a jeni dhe ju përgjegjës sepse po loboni për të, po vraponi për të dhe dëshironi që ai të zgjidhet kryetar i Tiranës?

Edi Rama: E para të falenderoj për pyetjen. Qysh ditën e parë që ne kemi marrë detyrën, në mbledhjen e parë të qeverisë, në mbledhjen e parë me grupin parlamentar kam thënë atë që unë e përsëris sa herë që fitojmë një mandat tjetër dhe më ka ndodhur ta përsëris dhe kur kanë ndodhur situata të tilla dhe më përpara me ish-zyrtarë të lartë. Vendin ku ulesh ta jep populli, partia, ta jep Kryeministri, për ta mbajtur duhet ta mbash vetë. Kemi qëllime të përbashkëta shumë të qarta dhe për këto qëllime luftojmë bashkë dhe unë u bëhem mburojë, shpatë, shigjetë kujtdo.

Ama kushdo, ndërkohë që luftojmë për një qëllim të përbashkët, mbas shpinës kërkon të bëjë dhe përfitimin e vet të përveçëm duhet të mendohet mirë sepse ballafaqimin me drejtësinë e ka vetë, nuk e kemi ne. Kështuqë unë nuk kam asnjë lëkundje në këtë. Bashkëpunëtorët e mi duhet ta dijnë shumë mirë. Kush më ha në shpinë duhet ta harrojë që ka mbrojtje nga unë apo Partia Socialiste. Siç është ajo shprehja, pishën njeriu nuk ja mbaj ama për aq kohë sa punojmë bashkë, unë jam mbrojtësi më i flaktë i çdo bashkëpunëtori.

Për Erion Veliajn, Rama deklaroi se ai është kryetari që i duhet Tiranës.

Berat Buzhala: A ju duket paradoksale zoti Rama ndikimi i madh i Veliajt në media? Ka media që ju sulmojnë ju, nuk sulmojnë Erionin.

Edi Rama: Nuk dua të bëj sikur po bëj snobin, por sinqerisht nuk i ndjek mediat, marr një raport një faqe e gjysmë për çfarë është thënë dje në raport me qeverinë. Ka bërë një aplikacion Drejtoria e Komunikimit që faktikisht sjell të gjitha lajmet. Më thoshte Endri, fute atë aplikacion. Futa atë aplikacion sikur futa shejtanin në bark, e mbajta një javë. Mu prish qetësia, mu prish çdo gjë se më dilnin aty. I bëra një delete asaj dhe të them të drejtën nuk e ndjek sa është ai në media. Për mua është kryetari që i duhet Tiranës, vizioni është i ndarë çfarë do bëhet me Tiranën. Ambicia dihet, natyrisht ai ka parcelën e vet të ekzekutimit të gjërave, unë kam pjesën time. Unë kam pas gjithmonë bindjen që kryeqyteti nuk është thjesht i kryetarit të bashkisë, është i qeverisë, është i Kryeministrit sepse një kryeqytet ka nevojë të domosdoshme për mbështetjen e qeverisë dhe Kryeministrit.

Sa bashki mund të fitojnë? Edi Rama: 49-50 i kemi të sigurta, të tjerat janë të hapura

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, Kryeministri Edi Rama u përgjigj pyetjes se sa bashki mund të fitojë Partia Socialiste në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Kryesocialisti tha se sipas anketimeve 49-50 bashki selia rozë i ka të sigurta ndërsa për pjesën tjetër gara është e hapur. Gjithnjë duke folur sipas anketimeve, Rama tha se opozita nuk ka asnjë bashki ku e ka të sigurt fitoren.

Andi Tela: Çfarë do konsideroni humbje nga 60 bashki që keni?

Blendi Fevziu: Pra kë quani rezultat negativ për ju?

Edi Rama: Jo, jo. Unë mendoj dhe nuk e trumpetoj këtë, nuk bëj parashikime. Kur unë shkoj dhe bëj ato memorandumet atje është mbi bazën e shkencës, nuk është mbi bazën e… Në bëjmë anketime të rregullta qysh yhy. I bëjmë çdo muaj, i dimë shumë mirë ku janë, ku s’janë. Kemi sistemin që dimë sa njerëz ka, si ka dhe dalim në konkluzione. Unë them me llogaritë që kemi që sot në Shqipëri janë të mbyllura, që janë fitore e Partisë Socialiste 49-50 bashki.

Blendi Fevziu: Të diskutueshme apo të mbyllura?

Edi Rama: Të mbyllura, fitore. 49-50.

Blendi Fevziu: Pra ju i lini opozitës betejë për 12 bashki?

Edi Rama: Ndërkohë që tani në qoftë se do të jetë një kataklizmo fare mund të jenë 48. Ndërkohë që të gjitha garat, nuk ka asnjë garë për ata sot që të jetë e mbyllur, është e hapur. Që nga Tropoja, deri në çdo garë tjetër që hyn tek këto 11-12 është e hapur dhe mund ta fitojnë ata, mund ta fitojmë ne. Unë po flas çfarë parashikojmë nga anketimet.

Blendi Fevziu: Kë quani ju dështim në logjikën tuaj? Cilin rezultat do quani dështim për veten dhe për partinë tuaj?

Edi Rama: Dështim do ishte po të fitonin ata.

Blendi Fevziu: Të fitojnë 30 e ca?

Edi Rama: 30 e ca për ata se ata do përmbysin regjimin.

Replika të forta në studio, Mejdini: Përse jeni nervoz? Rama: E ke këtë që merresh me virologjinë

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me gazetaren Fatjona Mejdini këtë të enjte në emisionin “Opinion”. Gazetarja e pyeti kreun e qeverisë se pse është nervoz në këto zgjedhje. Ndërsa kryeministri u përgjigj duke i kërkuar gazetares të mos bëjë komente të tilla duke i thënë se “merret me virologji”.

Fatjona Mejdini: Zoti Rama ju kemi vënë re që jeni nervozë në këto zgjedhje.

Edi Rama: Aman të lutem, unë vetëm nervoz nuk jam sepse njerëzit nervozë…

Fatjona Mejdini: Ju kam vënë re dhe gjatë fushatës, dhe me gjuhën që përdorni ndaj kundërshtarëve politikë.

Edi Rama: Mos më bëj komente të psikologjisë se e ke këtë që merresh me virologji, merresh me psikologji., Më thuaj çfarë pyetje ke për mua. Je nervoz… Unë s’jam fare nervoz

Fatjona Mejdini: Fakti që po më ndërprisni është shenjë nervoziteti.

Edi Rama: Unë s’jam fare nervoz. Po të lutem.

Fatjona Mejdini: Ky është një perceptim që unë kam, që ju shikoj nervoz.

Edi Rama: Një njeri që këndon dhe kërcen tallava nuk mund të jetë nervoz. Njerëzit nervozë nuk merren me tallava, merren me virologji.

Rama: Himara është tokë shqiptare ku duhet të jenë në paqe që të gjithë

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer as në studion e “Opinion” këtë të Enjte akuzat ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Himarën Fredi Beleri, duke e cilësuar një ‘shëmbëlltyrë të skutave më të errëta’.

Rama theksoi se Himara është tokë shqiptare, në të cilën si shqiptarët ashtu dhe ata që i përkasin minoritetit grek nga prejardhja duhet të jetojnë në paqe.

Edi Rama: Unë jam ky që jam, me të mirat dhe të këqijat e mia. Nuk them që çdo gjë që bëj unë duhet marrë shembull dhe duhet imituar, por nuk rri dot pa folur kur shoh në vitin 2023, Shqipërisë i kthehet në Himarë një e zezë e një të shkuare kur Partia Socialiste dhe Partia Demokratike që ishin thikë më thikë, shumë më keq se sot. Sot s’ka Parti Demokratike fare. Sot është shporta më e shëmtuar me karavidhet më të shëmtuara të mbledhura në opozitë, por kur ishin thikë më thikë kanë bërë një koalicion dhe kanë vënë një kandidat dhe kanë vajt atje e kanë bërë fushatë bashkë.

Himara është Shqipëri, Himara është pjesë integrale e Republikës së Shqipërisë, njësoj si gjithë të tjerat. Himara është tokë shqiptare dhe është një tokë ku duhet të jenë në paqe që të gjithë, ata që janë shqiptarë dhe ata që i përkasin minoritetit apo kombit grek nga prejardhja e tyre. Me të cilët unë kam punuar personalisht, me përfaqësuesit e komunitetit himariot në Amerikë që kanë qenë njerëzit më të interesuar, më të angazhuar për çështjen e pronave dhe ne jemi angazhuar me grupe pune me avokatët e tyre dhe unë me këtë qeveri e kemi zgjidhur çështjen e pronave të himariotëve për të gjithë. Shkoni pyetini ata, janë të kënaqur, të pakënaqur dhe huri më i shtrembër që kemi hasur në rrugë ishte ky.

Kujtojmë se në një intervistë për mediat greke, Beleri pyetjes së gazetarit se çfarë do të bëjë për helenizimin e Himarës i përgjigjet se “është jetike për helenizimin e Himarës që t’i tejkajojë pengesat që e ndalojnë të ketë mundësi dhe se zgjedhja e tij do të lehtësojë rrugën e helenizimit me mbështetjen e të gjitha forcave politike të Greqisë”.

Fredi Beleri ka reaguar me anë të një deklarate, duke mohuar që të ketë thënë fjalën helenizim dhe duke sqaruar se disa media kanë bërë përkthim të gabuar, pasi ai ka përmenduar togfjalëshin “komunitet grek”.

Edi Rama: Kjo video është një nga 1000 arsyet përse unë nuk dal në debat me Berishën

Kryeministri Edi Rama ka treguar “një nga një mijë arsyet” pse nuk del në debat me Sali Berishën. Ai nxorri në emisionin “Opinion” një video ku hodhi poshtë akuzat për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në të shfaqej, Sali Berisha me një foto të një kitaristi amerikan, por që kreu i opozitës akuzonte Veliajn se ishte ky i fundit në foto dhe kishte shkuar në Iran për qëllime personale.

Rama nxorri një mesazh të dërguar ndaj Berishës dhe u shpreh se atë e ka dërguar një person që është tallur me kreun e opozitës.

Sipas kreut të qeverisë kjo është një nga një mijë arsyet se pse ai nuk del në debat me Berishën. Sipas Ramës, përveçse nuk e ka verifikuar, Berisha vijon të gënjejë nëpër media.

Blendi Fevziu: Zoti Berisha më dha këtë letër për ju javën e kaluar dhe thotë që ju fton në debat sistematikisht ku të doni ju në ambient publik, në televizion, në pallate, mjafton të përballeni me programin.

Edi Rama: Kam 1 mijë arsye po nuk dua të komentoj. Është i vetmi material që kam sjellë, është 1 nga 1 mijë arsye pse ky njeri nuk meriton jo debat. Ja pra. Kam sjellë një material pse ky njeri nuk meriton asnjë debat sepse ky njeri është një sharlatan që tallet ditën dhe natën me popullin shqiptar. Dhe nëse shumica dërrmuese e popullit shqiptar ia jep përgjigjen rregullisht tallja më e madhe dhe abuzimi më i madh i këtij njeriu është me ata që e votojnë rregullisht. Dhe për ata e kam këtë që kam sjellë këtu. Edhe për ju.

Unë dhe cilido tjetër që kërkon votën e njerëzve ashtu sikundër ju dhe të tjerët që kanë detyrë të informojnë njerëzit nuk mund të ngatërrojnë një foto. Duhet që atë foto ta verifikojnë dhe pasi ta verifikojnë në rastin e anës që kërkon votën mund ta publikojnë, kurse në rastin e anës që informon njerëzit duhet të thonë që kjo është një çmenduri. Pra akuzohet Erion Veliaj prej javësh një akuzë e përsëritur që ka qenë në Iran. Aty ka bërë një deal për të marrë para për inceneratorët. I thotë ai kush është, është Erion Veliaj thotë në studio. Nuk kam asnjë problem që ju të mendoni në atë moment që është Erion Veliaj. I thuhet publikut që është Erion Veliaj dhe ia thotë me pafytyrësinë karakteristike një njeri që ka 30 vjet që ju merr vota një pjese jo të vogël të shqiptarëve. E thotë pa bërë asnjë verifikim. Pastaj thotë që ia thanë shërbimet sekrete. Domethënë, një tjetër çmenduri. Ndërkohë ai është një kitarist i “Eagles”-ave i cili ka kënduar në kohën kur Erion Veliaj ishte 2 vjeç mos gabohem. Nga ana tjetër kjo aferë me Iranin publikohet nga media, që si Erion Veliaj ka qenë në Iran dhe pasi bëhet kjo vazhdon historia media më media dhe askush nuk e merr dhe ti thotë kjo është gënjeshtër, ti po mashtron një opinion të tërë publik dhe nuk mund ta bësh këtë se ke përgjegjësi. Unë po të them që kjo histori vazhdon. SMS është SMS e atij që është tallur me këtë. I ka thënë unë kam informacion që Erion Veliaj ka dalë atje, por t’i të lutem mos më nxirr dhe ky i thotë faleminderit shumë, ti je i sigurt se do ta ruaj sekretin. dhe juve ju thotë që janë shërbimet sekrete.

Edi Rama nxjerr në “Opinion” videon që demaskon akuzat e ngritura ndaj Erion Veliajt

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë në emisionin “Opinion” një video ku hedh poshtë akuzat për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në të shfaqej, Sali Berisha me një foto të një kitaristi amerikan, por që kreu i opozitës akuzonte Veliajn se ishte ky i fundit në foto dhe kishte shkuar në Iran për qëllime personale. Rama nxorri një mesazh të dërguar ndaj Berishës dhe u shpreh se atë e ka dërguar një person që është tallur me kreun e opozitës.

Blendi Fevziu: Zoti Berisha më dha këtë letër për ju javën e kaluar dhe thotë që ju fton në debat sistematikisht ku të doni ju në ambient publik, në televizion, në pallate, mjafton të përballeni me programin.

Edi Rama: Kam 1 mijë arsye po nuk dua të komentoj. Është i vetmi material që kam sjellë, është 1 nga 1 mijë arsye pse ky njeri nuk meriton jo debat. Ja pra. Kam sjellë një material pse ky njeri nuk meriton asnjë debat sepse ky njeri është një sharlatan që tallet ditën dhe natën me popullin shqiptar. Dhe nëse shumica dërrmuese e popullit shqiptar ia jep përgjigjen rregullisht tallja më e madhe dhe abuzimi më i madh i këtij njeriu është me ata që e votojnë rregullisht. Dhe për ata e kam këtë që kam sjellë këtu. Edhe për ju.

Unë dhe cilido tjetër që kërkon votën e njerëzve ashtu sikundër ju dhe të tjerët që kanë detyrë të informojnë njerëzit nuk mund të ngatërrojnë një foto. Duhet që atë foto ta verifikojnë dhe pasi ta verifikojnë në rastin e anës që kërkon votën mund ta publikojnë, kurse në rastin e anës që informon njerëzit duhet të thonë që kjo është një çmenduri. Pra akuzohet Erion Veliaj prej javësh një akuzë e përsëritur që ka qenë në Iran. Aty ka bërë një deal për të marrë para për inceneratorët. I thotë ai kush është, është Erion Veliaj thotë në studio. Nuk kam asnjë problem që ju të mendoni në atë moment që është Erion Veliaj. I thuhet publikut që është Erion Veliaj dhe ia thotë me pafytyrësinë karakteristike një njeri që ka 30 vjet që ju merr vota një pjese jo të vogël të shqiptarëve. E thotë pa bërë asnjë verifikim. Pastaj thotë që ia thanë shërbimet sekrete. Domethënë, një tjetër çmenduri. Ndërkohë ai është një kitarist i “Eagles”-ave i cili ka kënduar në kohën kur Erion Veliaj ishte 2 vjeç mos gabohem. Nga ana tjetër kjo aferë me Iranin publikohet nga media, që si Erion Veliaj ka qenë në Iran dhe pasi bëhet kjo vazhdon historia media më media dhe askush nuk e merr dhe ti thotë kjo është gënjeshtër, ti po mashtron një opinion të tërë publik dhe nuk mund ta bësh këtë se ke përgjegjësi. Unë po të them që kjo histori vazhdon. SMS është SMS e atij që është tallur me këtë. I ka thënë unë kam informacion që Erion Veliaj ka dalë atje, por t’i të lutem mos më nxirr dhe ky i thotë faleminderit shumë, ti je i sigurt se do ta ruaj sekretin. dhe juve ju thotë që janë shërbimet sekrete.

Edi Rama: Nuk e njoh Sali Berishën për kryetar opozite, ai është turp për Shqipërinë

Në studion e “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar se nuk e njeh Sali Berishën për kryetar opozite. Madje ai e cilësoi sërish “faqen e zezë të Shqipërisë” dhe një “të vdekur që pretendon se është gjallë”.

-Ju e keni bërë këtë lojë? Sepse ju i çoni mesazh Berishës për të bërë gallatë, jo ju personalisht, por njerëzit tuaj.

Edi Rama: Jo jo fare! Se kanë bërë njerëzit e mi fare, se kush e ka bërë s’ka nevojë ta them. Di të të them që kjo i ka rënë në dorë shtabit tonë të fushatës. Po edhe sikur ta kishte bërë shtabi ynë i fushatës, kjo tregon se me kë ke të bësh sepse mua mund të më çojnë njerëzit lloj-lloj informacionesh, por unë nuk mund të dal dhe të rrokanis kokën e miletit duke i treguar përralla pa bërë verifikime. Dakord? Sepse edhe mua më vijnë mesazhe.

-Po ka rënë pre e një mashtrimi.

Edi Rama: Çfarë mashtrimi?! Nuk është pre e asnjë gjëje, është një i pafytyrë dhe është një faqe e zezë e Shqipërisë sot, me të cilin jo unë, po Shqipëria duhet të mbyllë përfundimisht çdo lloj kontakti.

-Kryetarin e opozitës nuk e zgjidhni dot ju, pse nuk dilni në një lloj debati?

Edi Rama: Nuk e njoh fare për kryetar opozite dhe nuk e konsideroj. E konsideroj një të vdekur që kujton se është gjallë.

-Kë njihni për kryetar opozite?

Edi Rama: Nuk ka, nuk njoh fare.

-Është vend pa opozitë? Si nuk ka, me kë po garon?

Edi Rama: Ka disa kryetarë të disa copëzave. Nuk e njoh, është një person i cili është një turp sot për shtetin, kombin, popullin shqiptar. Një person që na ul kokën të gjithëve sepse e konsiderojnë turp ata pa të cilët ne nuk bëjmë dot.

Videot: Si është prezantuar Edi Rama në fushatat zgjedhore që nga viti 2000

Kryeminsitri Edi Rama është mbrëmjen e kësaj të enjteje i ftuar në studion e “Opinion”.

Drejtuesi i emisionit, gazetari Blendi Fevziu i kishte rezervuar kryesocialistit një klip ku tregohej sesi Rama është prezantuar në fushatat zgjedhore që prej vitit 2000, e deri më sot.

Fevziu po ashtu i ra dajres ndërkohë që kryeministri ishte në studio. Më pas ia la në dorë kreut të qeverisë. Ky i fundit u filmua teksa vizatonte në të.

Edi Rama i kthen reston, i bie dajres dhe i kërkon autografin Fevziut

Kryeministri Edi Rama zhvillon këtë të enjte një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Kreu i qeverisë u prit ndryshe në studio. Gazetari Blendi Fevziu e priti duke i rënë dajres dhe më pas ia dhuroi kreut të qeverisë.

Ky i fundit pasi mori dajren në dorë nisi ta vizatonte. Pasi shkroi në të “Opinion”, “Tv Klan”, “11 Maj 2023” i kërkoi Fevziut një autograf aty.

Pas kësaj, kreu i qeverisë i ktheu reston duke i rënë edhe ai dajres.

Fevziu pret me dajre Ramën në studion e “Opinion”

Kryeministri Edi Rama menjëherë pas mbylljes së fushatës në Tiranë për zgjedhjet e 14 Majit erdhi në ambientet e Tv Klan ku do të zhvillojë një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion”.

Ndryshe nga zakonisht, Fevziu i kishte rezervuar kreut të qeverisë një pritje të pazakontë. Ai i ra dajres ndërkohë që kryeministri ishte në studio. Më pas ia la në dorë kreut të qeverisë. Ky i fundit u filmua teksa vizatonte në të.

Blendi Fevziu: Është fushata e 19 elektorale në Shqipëri prej vitit 1991. Është tallavaja më e madhe që kanë parë ndonjëherë fushatat elektrale. Më shumë se sa për forcat politike po diskutohet kush i bën të kërcejnë më shumë qytetarët. Zoti Rama si shpjegohet ky transformim i madh? Këtë dajren do ua lë dhuratë kur të mos jeni më në politikë, mund të shkoni në dasma dhe të fitoni ndonjë lek më shumë.

Edi Rama: Ma jep tani dajren mua ta mbaj në dorë. Ma jep dhe vazhdo. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share