Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Spanjë, ku policia ka sekuestruar një sasi prej 100 kilogramësh kokainë. Gjithashtu, janë arrestuar 12 persona të dyshuar për veprimtari kriminale të fajdeve.
Rrjeti i kësaj organizate kriminale përbëhej nga qytetarë të kombësive të ndryshme, duke përfshirë shqiptarë, kolumbianë, marokenë dhe evropianë. Organizata operonte në pjesë të ndryshme të Spanjës, nga Madridi deri në Costa del Sol.
Investitorët e fuqishëm me bazë në Dubai ishin ata që merrnin porosi nga kjo organizatë, treguar kështu shtrirjen e saj ndërkombëtare. Operacioni për goditjen e këtij grupi kriminel mësohet të ketë nisur prej vitit 2023, ku gjatë hetimeve u zbulua se një grup shqiptarësh ishin kordinues të trafikut të drogës.