ONE STOP SHOP, Grubi: Vendimi me Shqipërinë është miratuar në vitin 2023/ Mexhiti: Jemi para miratimit të vendimit

Projekt I cilës qeveri ishte ON STOP SHOP me vendet fqinje dhe pse qeveria aktuale paralajmëron projekte që tani janë në funksion mbetet e paqartë.

Pas paralajmërimeve të Kryeministrit MIckoski, zv. Kryeministrit Mexhiti, po edhe ministrit për punë të Brendshme Toshkovski për One Stop Shop, me Shqipërinë, Kosovén dhe Serbinë, ka reaguar ish zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Grubi ka kujtuar se vendimi për One Stop Shop me Shqiperinë ështé marré që nga viti 2023.

Sipas Grubit, edhe çështja e One Stop Shop me Kosovën është nënshkruar nga integristët.

“Me 31 korrik 2023, bashkë me Kryeministrin Rama promovuam “One stop shop”, kontrollin e përbashkët të kufirit me Shqipërinë në Qafë Thanë. Punë e kryer dhe në zbatim.  Për vendkalimin kufitar Bllacë, ne e nënshkruam marrëveshjen, ne e miratuam ligjin për ratifikimin e marrëveshjes. Mbeten vetëm çështje teknike të cilat që 105 ditë nuk janë kryer”,
 ka shkruar Grubi.

 

Ja cfarë kishte deklaruar kryeministri shqiptarë Edi Rama  më 31 korrik të vitit të kaluar kur u lëshua në përdorim ON STOP SHOP në kalimin ufitarë Qafë Thanë.

“Sot është moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare qofshin individ apo kompani që shkémbejné mes dy vendeve. Është moment i rëndësishém sepse më në fund UA lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këté pikë” – deklaroi Edi Rama.

Ndërsa ja cfarë deklaroi zv kryeministri Izet Mexhiti ditë më parë.

“Jemi para miratimit të vendimit të sistemit one stop shop në vendkalimet kufitare Bllacë, Qafë Thanë, Jazhincë dhe Tabanoc. Me këtë vendim mundësojmë qarkullimin dhe tregtimin më të shpejtë të në pikat kufitare të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët tanë por edhe për bashkatdhetarët tanë që vijnë në Maqedoninë e Veriut” – tha Izet Mexhiti.

ON STOP SHOP për momentin është në zbatim në kalimin Kufitar Tabanocë me Serbinë dhe në Qafë Thanë me Shqipërinë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share