Borussia Dortmund e ka mposhtur Manchester United në një ndeshje miqësore, e cila është zhvilluar në stadiumin “Allegiant stadium” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vëmendja nuk ishte aq shumë te golat, sa ishte te veprimi i portierit Andre Onanës, i cili nuk e pëlqeu një veprim të bashkëlojtarit të tij Harry Maguire.
Maguire bëri një gabim, i cili nuk i pëlqeu Onanës, pasi ekipi kundërshtar pati mundësi të shënonte nga ai aksion.
Menjëherë, Onana i shkoi ish-kapitenit duke i bërtitur, e gjitha kjo u kap nga kamerat e transmetimit të ndeshjes.
Goli i parë erdhi nga Djajtë e kuq ku realizues i golit ishte Diogo Dalot i cili u asistua nga Donny Van de Beek.
Fundi i pjesës së parë i takoi Bourssia Dortmund ku brenda 2 minutave e riktheu rezultatin në favor të tij.
Donyell Malen barazoi rezultatin për 1-1 pas asistimit nga Karim Adeyemi, kurse një minutë më vonë shënoi për 2-1 i njëjti lojtar, i cili u shërbye mirë nga Marcel Sabitzer. Me rezultatin 2-1 skuadra gjermane në pushimin në mes dy pjesëve.
Në fillim të pjesës së dytë, klubi anglez barazoi shifrat në 2-2, me anë të Antonyt në minutën e 52’.
Por krejt në fund të ndeshjes, Marco Reus bëri një asistim të mrekullueshëm për Youssafa Moukoko i cili realizoi për 3-2, i cili ishte rezultati final i ndeshjes.
André Onana is really enjoying playing with Harry Maguire 😭😭😭
— Dean (@DeanCFC_) July 31, 2023