“Ombrellat e Kuqe” marshuan në Shkup!

Me moton “5353 ditë deri në drejtësi” u mbajt marshi i 16-të i “ombrellave të kuqe”, në vigjilje të ditës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj punëtorëve të seksit.

Duke kërkuar trajtim të barabartë sikurse të gjithë njerëzit, në këtë protestë është rikujtuar aksioni policor para 15 viteve kur 23 punëtore të seksit ishin arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor.

13 prej tyre morën guximin dhe dorëzuan padi në Gjykatën Themelore, I cili vendosi në favor të tyre, por Apeli dy herë ktheu aktvendimin dhe vendosi në dëm të tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Katër prej tyre drejtësinë e kërkuan në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe përfundimisht këtë vit e fituan kontestin. Shteti duhet t`u paguajë nga 3.300 euro për shkak të shkeljeve të drejtave të tyre.

Marshi nisi para Shtëpisë Përkujtimore të “Nënë Terezës” për të përfunduar në sheshin “Filipi i Dytë”./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share