OKB: Varfëria në Palestinë këtë vit do të dyfishohet!

Sipas një raporti të Programit të OKB-së për Zhvillim (UNDP), shkalla e varfërisë në territoret palestineze pothuajse do të dyfishohet këtë vit në 74.3 për qind pas muajsh luftimesh në Gaza.

“Pasojat e menjëhershme të luftës, jo vetëm në shkatërrimin e infrastrukturës fizike, por edhe në aspektin e varfërisë, mjeteve të jetesës dhe humbjes së mjeteve të jetesës, janë të mëdha”, tha për agjencinë e lajmeve AFP Achim Steiner, kreu i UNDP-së.

Shkalla e varfërisë kishte qenë 38.8 për qind në fund të vitit 2023, por 2.61 milionë palestinezë të tjerë ranë në varfëri këtë vit, duke e çuar totalin në 4.1 milionë.

Studimi vlerëson se këtë vit papunësia në territoret palestineze mund të rritet në 49.9 për qind dhe se produkti i brendshëm bruto do të jetë 35.1 për qind më i ulët se pa luftën në Gaza.

Ai tha se edhe nëse ndihma humanitare jepet çdo vit, ekonomia palestineze nuk do të kthehet në nivelet e para krizës për një dekadë ose më shumë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share