OKB: Rreshjet e mëdha të shiut po krijojnë kushte “të pajetueshme” në strehimoret e Gazës

Agjencia kryesore e ndihmës e OKB-së në Gaza thotë se shiu i madh që po bie në rajon të hënën, po shkakton kushte “të pajetueshme” në strehimore.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) postoi një video në X e cila tregon turmat në Gaza duke shkelur nëpër pellgje shiu.

“Shi i dendur po bie në të gjithë Rripin e Gazës. Situata në strehimore është e pajetueshme. Njerëzit nuk kanë tjera mundësi,” tha agjencia në postim.

Ujërat e zeza po rrjedhin gjithashtu nëpër rrugët e Gazës, sipas një zyrtari të lartë të UNRWA, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Drejtori i Çështjeve të UNRWA, Thomas White tha në një postim në X se ka vetëm karburant të mjaftueshëm për të funksionuar pompat e ujërave të zeza me kapacitet 55 për qind.

UNRWA ka theksuar vazhdimisht ndikimin e kufizimeve të karburantit të Izraelit në Gaza në shërbimet kryesore, duke përfshirë sistemet e ujërave të zeza.

Javën e kaluar, Izraeli miratoi hyrjen e dy rezervuarëve të karburantit në Gaza çdo ditë, duke shkaktuar dënim nga Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini, i cili e përshkroi sasinë si “jo të mjaftueshme”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share