OKB ngre alarmin: Bota të përgatitet për El Nino-n, rekorde nxehtësie

Ky fenomen natyror pritet të sjellë temperatura më të larta në botë

Agjencia Meteorologjike e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për rritjen e gjasave për zhvillimin e fenomenit të motit, El Nino, në muajt e ardhshëm, duke nxitur temperatura më të larta globale dhe mbase edhe rekorde të reja nxehtësie.

Duke folur për gazetarët në Gjenevë, kreu i shërbimit rajonal të parashikimit të klimës në Organizatën Botërore Meteorologjike Ëilfran Moufouma Okia, tha se ende nuk dihet se sa e lartë do të jetë rritja e temperaturave për shkak të El Nino-s, e as sa do të jetë fuqia dhe kohëzgjatja e tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

El Nino, një fenomen që ndodh natyrshëm dhe që shoqërohet zakonisht me rritje të nxehtësisë në mbarë botën, por edhe me thatësirë në disa zona. Viti më i nxehtë i regjistruar deri më tani ka qenë ai 2016, ku pati një El Nino të fortë, edhe pse ndryshimet klimatike kanë nxitur temperatura ekstreme edhe pa këtë fenomen.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share