OKB: Mbi 10 mijë civilë të vrarë në luftën në Ukrainë

Women cry next to a memorial for the victims who died during Friday’s Russian attack on a residential building in Uman, central Ukraine, Sunday, April 30, 2023. (AP Photo/Bernat Armangue)

Dyshohet se shifra e të vrarëve gjatë luftimeve është më e lartë

Rreth 10 000 njerëz janë vrarë në Ukrainë, që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë më 24 shkurt të vitit të kaluar. Në një raport të ri nga zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, thuhet gjithashtu se rreth 16,940 civilë janë plagosur ndërsa në mesin e viktimave ka edhe 500 fëmijë.

Pavarsisht konluzioneve të këtij raporti, shifrat reale mund të jetë edhe më larta, pasi në disa rajone ka patur qasje të dhënash. Shifrat dyshohen të jenë më të larta, veçanërisht në qytete si si Mariupoli, Lisiçansku dhe Severodonjecku, të cilat janë pushtuar nga trupat ruse pas një periudhe të gjatë luftimesh. Edhe në Kiev, ka shqetësime se shifra e viktimave është shumë më e madhe.

Por në krahasim me kryeqytetin ukrainas, pjesën qëndrore, por edhe atë perëndimore të vendit më shumë viktima ka patur në rajonet lindore ukrainase Donjeck dhe Luhansk.

Rreth 10 javë më parë, ushtria ukrainase nisi një kundër ofensivë, me qëllim rikthimin e territoreve të pushtuara, por disa ekspertë vlerësojnë se kundërofensiva po vazhdon me ritme të ngadalta.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share