OKB: Kriza e ujit do të thellohet nëse nuk merren masa

“Uji është gjaku i njerëzimit. Nga ushqimi që hamë. Tek ekosistemet dhe biodiversiteti që pasurojnë botët tona. Për prosperitetin që mban kombet. Por ne po e keqpërdorim atë, kemi shkatërruar ekosistemet dhe kemi kontaminuar ujërat nëntokësore. Katastrofa do të thellohet”.

Kjo ishte deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së i cili kërkon veprime të menjëhershme për të mos e thelluar edhe më shumë krizën e ujit në të ardhmen. Një e katërta e popullsisë së botës mbështetet në ujin e pijshëm të pasigurt, ndërsa gjysmës i mungojnë kushtet elementare sanitare, tha OKB. Gati tre të katërtat e fatkeqësive të fundit kanë qenë të lidhura me ujin.

Sigurimi i aksesit në ujë të pijshëm të pastër është pjesë e listës me 17 pika të detyrave që OKB-ja ka vendosur për zhvillimin e qëndrueshëm, krahas dhënies fund të urisë dhe varfërisë, arritjes së barazisë gjinore dhe ndërmarrjes së veprimeve për ndryshimet klimatike. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se bota po i afrohet “pikës së kthesës” pasi një vlerësim i ri nga shkencëtarët thuhet se ka pak kohë për të humbur në trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Të pranishmit në konferencën e OKB-së për Ujërat 2023 në Kombet e Bashkuara u shprehën se kërcënimi ndaj burimeve ujore dhe infrastrukturës nuk vjen vetëm nga ndryshimet klimatike, por nga lufta dhe fatkeqësitë natyrore.

“88% e territoreve ujore të Ukrainës janë nën pushtimin e Rusisë. Çdo ditë, raketat ruse shkatërrojnë infrastrukturën ujore të Ukrainës, objektet e furnizimit me ujë, furnizimin me ngrohje dhe sistemet e menaxhimit të mbetjeve. Vlera monetare e dëmit të burimeve ujore të Ukrainës të shkaktuara nga agresioni rus arrin në mbi 2.5 miliardë dollar”.

Konferenca në Nju Jork nuk synon të prodhojë asnjë lloj marrëveshjeje detyruese që doli nga takimet klimatike në Paris në 2015, ose një kornizë si ajo e vendosur për mbrojtjen e natyrës në Montreal në 2022.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share