OKB kërkon çmilitarizimin e centralit në Zaporizhzhia

RAPORTI VË NË DUKJE SE PAJISJET USHTARAKE RUSE PO MINOJNË SIGURINË

 Raporti nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka zbuluar se prania e pajisjeve ushtarake ruse në terren mund të minojë sigurinë e termocentralit në Zaporizhzhia. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres kërkoi që forcat ruse dhe ukrainase të angazhoheshin që të përmbaheshin nga aktiviteti ushtarak brenda dhe rreth termocentralit si dhe të sigurohet një marrëveshje për një perimetër të çmilitarizuar.

 Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mirëpritur thirrjet e agjencisë bërthamore të OKB-së për një zonë të mbrojtjes së sigurisë në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fabrika është pushtuar nga Rusia që nga fillimi i luftës dhe që nga ajo kohë është sulmuar vazhdimisht, me të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën.

OKB-ja thotë se bombardimi i termocentralit më të madh bërthamor në Evropë duhet të përfundojë menjëherë. Në një raport të botuar pas vizitës nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) thuhet se prania e pajisjeve ushtarake ruse në terren mund të minojë sigurinë e saj.

Zelensky tha se raporti vuri në dukje praninë e pajisjeve ushtarake ruse në territorin e uzinës dhe iu referua presionit ndaj punonjësve. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres përcaktoi hapa specifikë për të dyja palët për të çmilitarizuar zonën rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

E para ishte që forcat ruse dhe ukrainase të angazhoheshin që të përmbaheshin nga aktiviteti ushtarak brenda dhe rreth termocentralit më të madh bërthamor në Evropë si dhe të sigurohet një marrëveshje për një perimetër të çmilitarizuar. Në mënyrë të veçantë, kjo do të përfshinte një angazhim nga forcat ruse për të tërhequr të gjithë personelin dhe pajisjet ushtarake nga ai perimetër dhe një angazhim nga forcat ukrainase për të mos lëvizur në të.

Ambasadori i Rusisë në OKB Vassily Nebenzia u tha gazetarëve përpara mbledhjes së këshillit, se nëse çmilitarizohet e gjithë zona, atëherë ukrainasit do të ndërhyjnë menjëherë dhe do ta shkatërrojnë.

Ndërkaq luftimet vijojnë të intesifikonë në jug dhe lindje të Ukrainës. Forcat ukrainase kanë sulmuar qytetin lindor të Balakliia në rajonin e Kharkiv, të kontrolluar nga Rusia. 13 objekte dhe shtatë pika komanduese gjithashtu u shkatërruan nga pala ukrainase. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të mos marrin pjesë në asnjë referendum për bashkimin me Rusinë që mund të organizojnë forcat okupuese. Ekspertët ushtarakë perëndimorë thonë se qëllimi i Ukrainës në jug duket të jetë të bllokojë mijëra trupa ruse në bregun perëndimor të lumit të gjerë Dnipro dhe t’i ndërpresë ato duke shkatërruar linjat e tyre të furnizimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share