OKB-ja e vendos Rusinë në ‘listën e turpit’

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka vendosur forcat ruse në listën e zezë vjetore të vendeve që shkelin të drejtat e fëmijëve.

Ajo akuzoi Moskën për vrasjen e fëmijëve dhe sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve në Ukrainë, sipas një raporti të ri të parë të enjten nga AP, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Jam veçanërisht i tronditur nga numri i lartë i sulmeve kundër shkollave, spitaleve dhe personelit të mbrojtur, dhe nga numri i madh i vdekjeve dhe gjymtimeve të fëmijëve që u atribuohen forcave ruse dhe grupeve të armatosura të lidhura me to”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Në raport, OKB-ja konfirmoi se 477 fëmijë ishin vrarë në Ukrainë në vitin 2022, duke përfshirë 136 vdekje që u atribuohen forcave ruse.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share