Ohri shkëlqen me ngjyrat e sëmundjeve të rralla

Kalaja e Samoilit, Shkolla të Mesme, Shkolla Fillore, ndërtesa lokale dhe kombëtare si dhe përmendore në qendrën e Ohrit shkëlqyen gjatë Shkurtit me ngjyrat e sëmundjeve të rralla me rastin e muajit për ngritjen e vetëdijes dhe mbrojtjes cilësore shëndetësore.

Kryetarja e Shoqatës për sëmundje të rralla “E rrallë është të jesh i rrallë”, Gordana Loleska, sic njofton KlanM, ka theksuar se ky aktivitet është pjesë e fushatës tashmë pesëvjecare “T`i njohim sëmundjet e rralla 2023”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Këtë vit me rastin e Ditës së sëmundjeve të rralla 28 Shkurti bëjmë thirrje që të gjithë të ndihmojnë, të bashkohen në zinxhirin e dritave në gjithë botë. Edhe këtë vit kyçemi në thirrjen globale të EURORDIS për ndriçimin e ndërtesave lokale dhe kombëtare” – thotë Loleska duke shtuar se ky zinxhir i objekteve të ndriçuara do të shërbejë si një mënyrë simbolike për thyerjen e izolimit në nivel global, për 300.000.000 pacientët me sëmundje të rralla në gjithë botën.

Në Shkurt, sic njofton KlanM, nisi fushata “T`i njohim sëmundjet e rralla” kushtuar punonjësve shëndetësor të cilët pesë vitet e kaluara dhanë një kontribut të madh që fushata kombëtare të jetë e suksesshme – thonë nga Shoqata për Sëmundje të rralla. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share