EMRI DHE DATA E HAPJES CILËSOHEN PROVOKIM NGA BULLGARIA
Qytetarë të shumtë iu përgjigjen thirrjes së partisë e Majta për të kundërshtuar hapjen zyrtare të qendrës kulturore bullgare mbreti “Borisi III” që sipas organizatorëve emrin kontrovers i qendrës lidhet me fashizmin. Nuk munguan as edhe gjuajtjet me vezë teksa u detyrua të ndrëhyj policia për të qetësuar situatën.
“Ne jemi për mardhënie të mira fiqnjësore, ne jemi për NATO dhe BE megjitathë si maqedonas kërojmë dorëheqje të ministrit të jashtëm të Maqedonisë së Veriut” – tha një qytetarë.
“Ne nuk urrejmë askënd, ne jemi liridashës, gjithkënd e duam dhe i shtrijmë dorën gjithkujt…. Me këto aspirata fashistike të Bullgarisë ne nuk duam të kemi asnjë marrëdhënie. Ne kemi hisotrinë tonë maqedonase” – tha një qytetarë
Sipas protesuteseve, mbreti Borisi i Tretë i Bullgarisë ka qenë bashkëpunëtor i Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore dhe okupator i Maqedonisë. Data hapjes së sotme të qednrës bullgare përkon me katër ditë para Ditës së Kryengritjes Popullore kundër pushtuesit fashist në Maqedoni dhe festës kombëtare të 11 tetorit. /KlanMacedonia/