Ohër: Konferencë e Interpol-it, Evropa përballë sfidave të spektrit të gjërë!

“KRIMI KIBERNETIK DHE KËCËNIMET HIBRIDE KËRKOJNË PËRGJIGJE SERIOZE”

Jubileu i 50-të i Konferencës Evropiane rajonale të INTERPOL-it në Ohër, u përputh me 30-vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në këtë organizatë por edhe me 7 Majin – Ditën e Policisë, njofton KlanM.

Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, tha se krahas krimit të organizuar, migrimit ilegal, tregtisë me drogë dhe armë, gjithnjë e më shpesh po flitet edhe për krimin kibernetik dhe kërcënimet hibride.

“Fakt i pamohueshëm është se kjo luftë kundër sfidave bashkëkohore globale është më e suksesshme dhe më efikase, pikërisht përmes qasjes së domosdoshme globale dhe rajonale. Këtë e kanë treguar edhe ngjarjet më të reja gjeopolitike në nivel botëror, që kërkojnë nga ne përgjigje të përbashkët serioze” – tha Oliver Spasovski.

Përkundër sukseseve operative, në horizonte ekzistojnë shumë kërcënime – percjell KlanM deklaratwn e Kryetarit tw INTERPOLI-it, Ahmed Al – Raisi.

“E pranishme është edhe gjenerata e re e kërcënimeve kibernetike. Ndikimi i kushteve të konfliktit dhe ekonomisë jostabile po përhapen në Evropë. Sot jemi këtu për një arsye – të ndërtojmë botë më të sigurtë. Sot Evropa përballet me sfidën e spektrit të gjerë të veprave kriminale. Krimi I organizuar është shqetësimi kryesor, kurse një rritje janë format e ndryshme të tregtisë me njerëz, terrorizmit dhe krimit kibernetik” – tha Ahmed Al – Raisi, kryetar i Interpol-it.

INTERPOL-i, sic njofton KlanM, rrënjët I ka në Evropë, respektivisht në Vjenë, vendin ku para 100 vieteve u themelua kjo organizatë.

Konferenca e 50-të Evropiane Rajonale e INTERPOL-it do të mbahet deri më 10 Maj në Ohër.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share